“PËRDHUNIM, SKLLAVËRI SEKSUALE…”/ Fjoralba Ponari reagon ashpër për krimin në familje në Elbasan – AlpeGossip
“PËRDHUNIM, SKLLAVËRI SEKSUALE…”/ Fjoralba Ponari reagon ashpër për krimin në familje në Elbasan

“PËRDHUNIM, SKLLAVËRI SEKSUALE…”/ Fjoralba Ponari reagon ashpër për krimin në familje në Elbasan

Elbasani është tronditur një ditë më parë nga një krim i rëndë brenda familjes. Autori i identifikuar si Tafik Tashi ka vrarë me sëpatë kunatën e tij, motrën e gruas.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar së fundmi edhe moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari.

“Femicid. Vrasje e grave thjesht se janë gra. Format e abuzimit të këtij krimi përfshijnë: përdhunimin, dhunën psikologjike, pengimin e zhvillimit të lirë, autonominë e grave, skllavërinë seksuale, abuzimin fizik, dhunën në familje, torturat, gjymtimin etj”, shkruan ndër të tjera Fjoralba në postimin e saj në “Instastory.

“Përdhunim, skllavëri seksuale, abuzim...”/ Fjoralba

Ndërkohë autori i ngjarjes së rëndë ka dëshmuar:  “Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”.