Vdes aktori i NJOHUR i serialit “House of Cards” (FOTO) – AlpeGossip
Vdes aktori i NJOHUR i serialit “House of Cards” (FOTO)

Vdes aktori i NJOHUR i serialit “House of Cards” (FOTO)

Aktori i House of Cards, Reg E. Cathey ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

Aktori, që luajti Freddy Hayes në dramën politike të Netflix besohet se vuante nga kanceri në mushkëri, thuhet sipas TMZ.

Cathey vdiq në Nju Jork i rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tij.

Ylli i lindur në Alabama njihej më së miri për rolin e tij si Freddy në House of Cards.

Netflix tha në një deklaratë: “Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë të House of Cards, Reg E. Cathey”.

Reg njihej gjithashtu edhe për rolin e tij në 23 episodet e “The Wire” si Norman Wilson, një këshilltar i Thomas Carcetti.