Hygerta Sako ndihet më e bukur sot, 23 vite pasi u shpall Miss Shqipëria… (FOTO) – AlpeGossip
Hygerta Sako ndihet më e bukur sot, 23 vite pasi u shpall Miss Shqipëria… (FOTO)

Hygerta Sako ndihet më e bukur sot, 23 vite pasi u shpall Miss Shqipëria… (FOTO)

Hygerta Sako u shpall më e bukura e vendit në vitin 1995. Aty nisi dhe karriera e saj. 23 vite më pas, Hygerta mbetet e bukur në sytë e publikut, por në sytë e saj, diçka ka ndryshuar.

“Të tregohem e sinqertë, mua më pëlqen më shumë vetja tani sesa kur kam qenë e re. duke qenë se për mua bukuria është thjesht një ambalazh i këndshëm i aftësive të tjera që vlejnë më shumë, ndihem çdo ditë e më e sigurtë për atë që përfaqësoj. Bukuria nuk njeh moshë, për sa kohë njerëzit të vlerësojnë edhe për vlerat e tjera që ke dhe sigurisht nuk abuzon me bukurinë që të ka falur Zoti,” tha Hygerta në një intervistë për Panorama Plus.

Fjalë për t’u mbajtur mend. Nuk ka rëndësi si dukesh sot apo pas njëzetë vitesh, rëndësi ka të ndihesh mirë me veten. Hygerta ka vetëbesim dhe kjo duket me një vështrim.