ÇFARË NUK THA PËR ALKETËN/ Olti Curri sqaron një herë e mirë sherrin me moderatoren (VIDEO) – AlpeGossip
ÇFARË NUK THA PËR ALKETËN/ Olti Curri sqaron një herë e mirë sherrin me moderatoren (VIDEO)

ÇFARË NUK THA PËR ALKETËN/ Olti Curri sqaron një herë e mirë sherrin me moderatoren (VIDEO)

Olti Curri prej disa ditësh nëpërmjet postimeve të ndryshme ka dal kundër moderatores Alketa Vejsiu dhe trajtimit që i bëhet vogëlushit Xhejson në emisionin Piter Pan. Ai nëpërmjet postimeve të ndryshme ka thumbuar moderatoren.

Së fundmi, në një video live Olti ka sqaruar sherrin me Alketën dhe ka thënë se me të nuk ka asgjë, por thjesht kërkon që Xhejson të marrë një rrogë ashtu si dhe personazhet e tjerë që kanë marrë pjesë në spektaklet e Alketës.

“Pajtuar jam unë me Alketën s’kam asgjë personalisht me Alketën. Thjesht duke ditur eksperiencën e VIP-ave në ‘Dance with me’ që shumë prej tyre janë ankuar që nuk kanë marrë pare, duke parë fëmijët aty dhe rastin e Xhejsonit që është shumë i talentuar përveç atij defektit që ka që po të ishte në Itali atë nuk do e nxirrnin në ekran, sepse ai defekt kërkon logoped, si quhen këto që rregullojë të folurën e fëmijës. Ai e ka siklet atë gjë, por këtu shfrytëzohet për humor, siç është gagaçi tek ‘Portokallia’ që bën humor me ata që nuk kanë mundësi të artikulojnë. Në botën perendimore këto nuk lejohen, sepse nuk është humori aty. Me Alketën s’kam asgjë unë mendova që ky çuni të marri rrogën si Valbona, Kledi, Albi e të tjerë aty. I takon rrogë çdo fëmijë, e ky që është më i spikatur se të tjerë i takon dyfish rrogë.”, ka përfunduar Olti.