Kërkojnë t’më blejnë me para/ Iva Aliko flet për lidhjen e saj me deputetin – AlpeGossip
Kërkojnë t’më blejnë me para/ Iva Aliko flet për lidhjen e  saj me deputetin

Kërkojnë t’më blejnë me para/ Iva Aliko flet për lidhjen e saj me deputetin

Iva Aliko është kthyer në një nga personazhet më të komentuara nga mediat. Ajo bëri bujë pasi deklaroi se ishte e lidhur me një deputet të martuar dhe gjithashtu dhe për fotot provokuese që poston shpesh herë në profilin e saj. Së fundmi modelja realizoi një set fotosh nudo që u komentua gjatë nga mediat.

Ajo ka dhënë sot një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka zbuluar diçka më shumë për jetën e saj private dhe për planet që ka në të ardhmen.

Gjatë intervistës së saj Iva pranoi se ka pasur dhe nga ata meshkuj që e kanë propozuar dhe kanë kërkuar që ta blejnë me para, por sigurisht që nga ana e saj janë refuzuar.

“Propozimet janë nga më të ndryshmet e më të çuditshmet, po ka edhe nga ata meshkuj pa bagazh që kërkojnë të të blejnë me para.”, ka treguar ajo.

Ndër të tjera ka folur dhe bujën që ka pasur lidhja e saj me deputetin e martuar dhe siç është shprehur dhe Iva është ndjerë e bezdisur nga fakti që të gjithë e komentojnë si e dashura e deputetit.

“Po, jam komentuar gjithmonë si e dashura e politikanit nga Kosova, gjë që më është kthyer në një bezdisje mjaft të madhe. Por nuk mendoj se jam e destinuar të jem gruaja e një politikani medoemos, pasi nuk i zgjedh meshkujt e jetës sime nga pozicioni i tyre profesional, por nga anë të tjera.”, ka përfunduar Iva.

Gjithashtu modelja është pyetur dhe nëse do të jetë pjesë e ‘Big Brother Vip’ dhe ka treguar se nëse do i bëhet një ofertë e tillë do refuzojë pasi sipas saj ajo nuk mund të qëndrojë shumë gjatë e mbyllur në një ambient dhe ai lloj formati nuk është për të.