NGA ALBI NAKO DERI TEK SELDI QALLIU/ 10 Vip-at shqiptarë që i bënë partnerët vëllezër e goca hallash – AlpeGossip
NGA ALBI NAKO DERI TEK SELDI QALLIU/ 10 Vip-at shqiptarë që i bënë partnerët vëllezër e goca hallash

NGA ALBI NAKO DERI TEK SELDI QALLIU/ 10 Vip-at shqiptarë që i bënë partnerët vëllezër e goca hallash

E kam gocë halle’, E kam si vëlla’, sa shumë i keni dëgjuar këto shprehje nga VIP-at? Të konfirmosh një lidhje duket se për VIP-at është vendim i vështirë kështu që shumë prej tyre kanë zgjedhur t’i mohojnë thashethemet duke i bërë partnerët vajza hallash e tezesh, motra e vëllezër.“Xing.al” ju sjell sot 10 VIP-at që i kanë mohuar lidhjet në këtë formë e disa prej tyre sot janë të martuar ndërsa të tjerë ka mbetur ende engimë nëse kanë qenë vërtet në një lidhje apo jo.

Mozzik dhe Loredana

Në fillimet e lidhjes së tyre Mozzik dhe Loredana nuk e pranonin që ishin bashkë dhe asokohe bëri bujë deklarata e reperes e cila tha se Mozzikun e ka djalë daje.

Pak javë më vonë Mozzik vendosi ta konfirmojë lidhjen duke postuar një foto me Loredanën nga pushimet e tyre, por postimi i tij nuk i prit mirë nga fansat të cilët nisën ta kritikonin që po puthte vajzën e hallës. Ishte vëllai i Mozzikut, Getinjo ai që sqaroi më vonë në një intervistë se Mozzik e Loredana nuk kanë lidhje familjare mes tyre.

Gent Fatali dhe Rozafa

Të njëjtën deklaratë bëri edhe reperi Gent Fatali. Prej disa kohësh ai përflitet se është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën. Mirëpo dyshja nuk pranojnë ta konfirmojnë lidhjen pavarësisht se janë kapur shpesh mat.

Në një intervistë pak muaj më parë Genti u shpreh se është beqar dhe Rozafën e ka vajzën e hallës, bën të ditur Xing.al. Madje tanimë që Rozafa poston shpesh foto me Gentin në komente vihen re fansat të cilët i kujtojnë deklaratën e reperit.

Ronela Hajati dhe Young Zerka

Edhe pse kanë gati 4 vite bashkë, Ronela dhe Zerka kanë preferuar mos ta konfirmojnë lidhjen e tyre. Kjo ka shtyrë fansat të kenë edhe më shumë kuriozitet për dyshen dhe të gjithë presin me padurim që ata të pranojnë lidhjen.

Mirëpo Ronela dhe Zerka jo vetëm që nuk kanë ndërmend ta konfirmojnë lidhjen, por tani po i bëjnë të gjithë lëmsh edhe me deklaratat. Në një intervistë Ronela u shpreh se me Zerkën janë vëlla e motër duke mohuar kështu çdo thashethem për ta.

Fero dhe Arbenita

Sot nuk ndalet së postuari foto me të e duke i bërë komente të ëmbla,  por edhe Fero në fillim e mohoi lidhjen me Arbenitën. Pavarësisht se dyshja ishin kapur mat dhe të gjithë po flisnin për lidhjen e tyre, Fero deklaroi se Arbenitën e ka shoqe të ngushtë dhe asgjë më shumë, bën të ditur Xing.al.

Më pas në “Xing me Ermalin” ishte hera e parë kur Fero foli publikisht për Arbenitën pasi tashmë të gjithë e kishin mësuar lidhjen e tyre.

Butrint Imeri dhe Kiara Tito

Edhe çifti Butrint dhe Kiara kanë vendosur mos ta konfirmojnë lidhjen e tyre pavarësisht se janë kapur shpeshherë mat. Në një intervistë vitin e kaluar Butrinti u shpreh se Kiarën e ka shoqe shumë të mirë. Të njëjtën gjë tha edhe Kiara më vonë duke u shprehur se me Butrintin ka një miqësi që ka nisur në televizion.

Noizy dhe Sheila Haxhiraj

Disa vitë më parë Noizy u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Sheila Haxhiraj e cila asokohe konkurronte në “X Factor”. Noizy në një intervistë sqaroi se ai dhe Sheila nuk ishin në një lidhje dhe madje e cilësoi këngëtaren si motrën e tij të vogël. “Me Sheilën kemi një raport të atillë sikur ta kem motër të vogël”, u shpreh Noizy.

Linda Halimi dhe Davon Edwards

Sot janë të martuar dhe prindër të një vajzë, por Linda Halimi vite më parë e mohoi lidhjen me Davon Edwards i cili është reper i njohur me emrin Big D.

Në një intervistë Linda u shpreh se Big D-in e kishte mik familjar, bën të ditur Xing.al. “Unë me Big D nuk kam asnjë lloj marrëdhënie përpos shoqërore. E kam mik familjar”, u shpreh Linda.

Keisi Medini dhe Seldi

Pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi u pa shpesh në shoqërinë e vajzës bukuroshe të Sabianit, Keisit. Dyshja u përfolën për një lidhje mirëpo Keisi në një intervistë tregoi një herë e mirë të vërtetën duke u shprehur se Seldin e ka si vëlla. “Unë Seldin e kam si vëlla. Jemi rritur bashkë”, u shpreh Keisi, bën të ditur Xing.al.

Morena Taraku dhe Jalal Oba

Këtë muaj këngëtarja shqiptare Morena Taraku u përfol se është në një lidhje me reperin me origjinë arabe, Jalal Oba. Mediat shkruajtën se dyshja kishin muaj të lidhur dhe do të sillnin këngë bashkë. Mirëpo Morena i mohoi këto thashetheme me një postim në rrjete sociale ku deklaronte se reperin e ka si vëlla. “Jalal është si vëllai im dhe ne kemi një këngë bashkë asgjë më shumë”, shkruajti Morena.

Klaudia Pepa dhe Albi Nako

Një tjetër deklaratë që bëri ka qenë ajo e balerinës shqiptare me famë në Itali, Klaudia Pepa e cila në një videomesazh tek “Rudina” e quajti Albin vëlla. “Doja të bëja një përshëndetje për një person shumë të dashur, maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh”, u shpreh Klaudia. Kjo deklaratë e balerinës ndodhi vetëm pak muaj pasi ajo dhe Albi deklaruan ndarjen.