E pyet për mesazhin që transmeton videoklipi i ri/Enca jep përgjigjen e papritur: Bëhu pozitiv për…(FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
E pyet për mesazhin që transmeton videoklipi i ri/Enca jep përgjigjen e papritur: Bëhu pozitiv për…(FOTO+VIDEO)

E pyet për mesazhin që transmeton videoklipi i ri/Enca jep përgjigjen e papritur: Bëhu pozitiv për…(FOTO+VIDEO)

Kanë kaluar vetëm 24 orë nga publikimi i këngës më të re të Enca Haxhiut, në titullin “Rendez Vous”. Si shumë nga videoklipet e këngëtares së njohur edhe ky i fundit kishte skena që për disa persona janë dukur të tepruara. Pikërisht një nga ndjekëset e këngëtares ka vendosur ta pyesë për mesazhin e vlerave që përmban kjo këngë. Sigurisht që Enca nuk e ka lënë të kalojë këtë koment duke mos vonuar një kundërpërgjigje.

“Që të duam atdheun, familjen dhe mësuesin. Po sikur të dalësh nga flluska jote vlerore, të bëhesh pozitive dhe thjesht të shijosh një këngë, qëllimi i së cilës është të të bëj të kërcesh dhe të ndihesh e lumtur për 3 minuta. Apo s’bëhet? Shpresoj që të ndihmova”,-ka shkruar Enca. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur komentohet për vidoklipet që publikon dhe me siguri nuk do të jetë as e fundit.

Tag a friend who should listen to this 💑

A post shared by ENCA (@enca) on