Këngëtarja e njohur e hitit “My heart will go on”, Celine Dion, i ka merakosur së fundmi fansat me pamjen e saj të re.
Prej kohësh këngëtarja kishte treguar se i kishte vënë synim vetes të dobësohej dhe ia kishte dalë, mirëpo duket se situata i ka dalë jashtë kontrollit. Tashmë, Celine duket si njeri tjetër.
51-vjeçarja ka humbur peshë në mënyrë ekstreme dhe fansat janë merakosur për shëndetin e saj.
Për “BBC”, këngëtarja ka treguar se humbja në peshë ka ardhur si pasojë e pasionit të saj të ri, baletit. Megjithatë, gjendja e saj shëndetësore vazhdon të jetë e mirë.
“Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë.”- ka sqaruar Celine, e cila tashmë duket tërësisht ndryshe me këtë pamje.









![Menjëherë pas lidhjes Marina Fara ka probleme me të dashurin e saj? Ka dy fjalë për t’i thënë [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/Magjiiddd-400x223.jpg)





