Ajo u martua të shtunën me muzikantin që njohu në “Instagram”, tre vite më parë.
Aktorja jonë e dashur, që nga adoleshenca, Mandy Moore publikoi fotot e para nga dasma me stil bohemian, të organizuar në oborrin e shtëpisë së saj.
34-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj 33-vjeçar, Taylor Goldsmith, dukeshin shumë të lumtur në çdo moment të dasmës së tyre intime.
Mandy Moore ka bërë gjithmonë rolin e një vajze të thjeshtë dhe duket se e tillë është edhe në jetën e përditshme, veçanërisht në ditën e saj të dasmës.
Ajo nuk kishte zgjedhur një fustan të fryrë të bardhë, por në vend të saj ngjyrën rozë dhe një fustan të gjithin tyli me detajin e veçantë të dantellës dhe të zbukurimeve.
Në të njëjtën ngjyrë ajo kishte zgjedhur këpucët dhe lulet.
Edhe paraqitja e saj ishte e thjeshtë, me flokët me onde të lëshuar dhe një makijazh shumë natyral.