Robert De Niro është ndarë nga bashkëshortja e tij, Grace Hightowe.
Raportohet se çifti i ka dhënë fund martesës mbi 20-vjeçare.
75-vjeçari dhe Grace nuk jetojnë më bashkë sipas Page Six.
Raportohet se çifti pritet të publikojnë lajmin në javët e ardhshme.
Aktori u shfaq të hënën në tapetin e kuq të eventit MoMa në New York pa bashkëshorten e tij në krahë.
Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç.
Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997.
Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc por që nuk u finalizua kurrë.
Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004.
Aktori më parë ka qenë i martuar me aktoren Diahnne Abbott, nga viti 1976 deri më 1988.
Nga martesa lindi një djalë, Raphael në vitin 1976 dhe fituesi i Oskar birësoi vajzën e Abbot, Drena, nga një marrëdhënie e saj e mërparshme.
De Niro gjithashtu ka dy fëmijë me ish-in e tij, Toukie Smith, djemtë binjakë Aaron dhe Julian.