Për udhëtimet e saj të shumta kemi folur thuajse çdo herë që e kemi parë të lëvizi nga Shqipëria.
Dhe duket se ditën e sotme bukuroshja Lori Hoxha ndodhet në Milano/Itali. Si gjithmonë blogerja më e njohur dhe e famshme në Shqipëri ka postuar në “Instagram” një foto e veshur sportive, me atlete të bardha. Detaji që edhe vet asaj i ka rënë në sy janë pikërisht çorapet e zeza.
“Po shpresoja që çorapet e mia të zeza të mos dukeshin”,- shkruan Lori në foton e saj.
Por ka qenë pikërisht një nga fanset e saj e cila ka komentuar: Unë shpresoj të kem të njëjtat probleme si të tuat.
Mesa duket Lorit nuk i ka pëlqyer ajo çfarë i është thënë: Ki kujdes për çfarë shpreson.