ZYRTARISHT PJESË E OTR-së/ Niki Deligiorgi respekton kushtin e parë të vendosur nga Noizy… (FOTO) – AlpeGossip
ZYRTARISHT PJESË E OTR-së/ Niki Deligiorgi respekton kushtin e parë të vendosur nga Noizy… (FOTO)

ZYRTARISHT PJESË E OTR-së/ Niki Deligiorgi respekton kushtin e parë të vendosur nga Noizy… (FOTO)

Ditën e djeshme, pas një fotoje që modelja shqiptare, ish Miss Shqipëria, Niki Deligiorgi bëri me Noizyn në studion e tij muzikore, ne të Blitz.al aluduam se ky mund të ishte një moment i dokumentuar që tregonte se Niki tashmë do ta ishte pjesë e labelit “OTR” dhe në fakt ashtu ndodhi.

Niki jo vetëm që ndryshoi përshkrimin e Instagram-it të saj duke shkruar aty “OTR” por gjithashtu ka fshirë pjesën më të madhe të njerzve që ndiqte në këtë rrjet social duke e kufizuar numrin e personave që ndjek në 44. Në këtë shifër bënin pjesë personat që tashmë janë pjesë e “OTR”-së dhe miqtë e saj më të mirë.

“S’kam asgjë personale me juve që nuk po ju ndjek më në Instagram. Është thjesht biznes” – ka sqaruar Niki në Instastory.

Me shumë mundësi, profili i saj tashmë do të jetë nën menaxhimin e “OTR” dhe ky ka qenë një nga kushtet që Noizy i ka vendosur. Kujtojmë se edhe Oriola Marashi, një tjetër vajzë e label-it iu desh të bënte të njëjtën gjë kur u bë pjesë e familjes “OTR”.

GOT MY FIRST RECORD LABEL. GET READY. NEW ERA #OTR @noizy ❤️

A post shared by Kleoniki Deligiorgi (@nikideligiorgi) on

Tashmë presim se çfarë kanë rezervuar përsa i përket produkteve muzikore Oriola dhe Niki.