Pak kohë më parë modelja Trejsi Sejdini deklaroi se ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Modelja prej disa ditësh ndodhet në New York dhe atje ka arritur suksesin më të madh të karrierës së saj duke sfiluar në Javën e Modës.
Trejsi ka publikuar në Instagram disa foto nga sfilata dhe shkruan se është e lumtur për këtë eksperiencë.
Trejsi është zhvendosur gjithashtu në New York për të ndjekur studimet e larta në akademinë e quajtur ‘The New York performing arts academy’.