E ZBULON Arbër Hajdari: Ja si më thërrasin qytetarët pas pjesëmarrjes si opinionist në Big Brother – AlpeGossip
E ZBULON Arbër Hajdari: Ja si më thërrasin qytetarët pas pjesëmarrjes si opinionist në Big Brother

E ZBULON Arbër Hajdari: Ja si më thërrasin qytetarët pas pjesëmarrjes si opinionist në Big Brother

Vëllai i Madh ka vendosur të shtyjë edhe me një muaj e 4 ditë më shumë finalen e Big Brother Vip Albania. Ky vendim ende nuk i është komunikuar banorëve dhe nuk dihet se cili do të jetë reagimi i tyre, por opinionistët dhe ish-banorët besojnë se kanë për ta pritur mirë, duke qenë se edhe popullariteti i këtij shoë është shumë i madh.

Vetë opinionisti Arbër Hajdari konfirmoi sot se pas pjesëmarrjes si opinionist në Big Brother, tashmë nuk e thërrasin më Arbri i Fundjavës Ndryshe, por Arbri i Big Brother.

Kur kam marrë ftesën për të qenë në këtë program nuk e kam menduar që do të kishte këtë audiencë, ndjekje masive dhe tani nuk më thërrasin më as Arbri i Fundjës, por më thonë Arbri i Big Brother. Në çdo vend që shkoj pavarësisht grupmoshave flitet vetëm për Big Brother”, tha Arbri.