“S’DOJA ME TË MËRZIT…”/ Kiara s’flet me Luizin, Armaldo bën ndërmjetësin: Kjo quhet… – AlpeGossip
“S’DOJA ME TË MËRZIT…”/ Kiara s’flet me Luizin, Armaldo bën ndërmjetësin: Kjo quhet…

“S’DOJA ME TË MËRZIT…”/ Kiara s’flet me Luizin, Armaldo bën ndërmjetësin: Kjo quhet…

Ky është mëngjesi i dytë që Kiara mërzitet me Luizin. Dje ajo debatoi me të, sepse ai nuk i bëri gati mëngjesin, gjë të cilën Luizi e kishte kthyer në “ritual”.

Kiara shprehu hatërmbetje me të, për mënyrën sesi e neglizhoi këtë gjë, ndërsa e cilësoi si shumë të rëndësishëm mëngjesin.

Ndërsa sot, Luizi nuk e përshëndeti dhe as nuk e puthi kur u zgjua nga gjumi. Ai po hynte në tualet, në kohën kur Kiara po bisedonte me Oltën, Nitën dhe Diolën.

Luizi i tha Kiarës se ai i tha “Mirëmëngjes” të gjitha vajzave, por nuk e ngacmoi sepse ajo po lante fytyrën dhe ishte duke biseduar me Oltën.

Kiara u shpreh se iu duk vetja si “shtyllë” dhe për të mbajtur qëndrim ndaj veprimit të Luizit, ajo i ktheu shpinën atij dhe nuk u ul në të njëjtën tavolinë për të pirë kafen e mëngjesit.