Ndërkohë që të shtunën e kaluar mijëra opozitarë ishin në shesh dhe kërkonin dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, në media po zhvillohej një luftë e mirëfilltë për lajmin e fundit.
Ndodh që kjo konkurrencë e fortë mediatike nuk bën diferencë edhe nëse gazetarët janë burrë e grua.
Mund të jenë të tillë në shtëpi, por puna ndryshon kur punon në ekrane të ndryshme.
Gazetarët Armand Bajrami dhe Esion Konomi janë bashkëshortë, por ditën e shtunë u panë teksa konkurronin njeri-tjetrin për të rejat më të fundit nga protesta.
Esionës, gazetare e politikës i duhej të hynte live për Report TV, kurse Armandit, gazetar kronike, i duhej të raportonte për Abc News.
Në videon e mësipërme duket se ata e “kanë” harruar për momentin se çfarë janë për njeri-tjetrin duke u kthyer në konkurrentë të mirëfilltë.