Noizy dhe Oriola Marashi kanë qenë gjithnjë të komentuar për shoqërinë e tyre që nisi 2 vite më parë. Dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u tha se Oriola do të publikonte një këngë që do të mbante markën e OTR.
Mirëpo mes Noizyt dhe Oriolës duket se ka ndodhur një tjetër zënkë si ajo që ndodhi para disa muajsh kur hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.
Pasi u tha se kanë bërë sherr, ata filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe Noizy publikoi një foto ku shkroi “Kaq ishte” dhe vendosi emoji duke qeshur me lot.
Por teksa i hodhëm një sy instagramit të tyre, ata nuk ndiqen sërish në këtë rrjet social. Por çfarë të ketë ndodhur tani?
Arsyeja e kësaj zenke nuk dihet, por të paktën ata nuk kanë fshirë nga Instagrami fotot që kanë bashkë.









![Fansi i thotë:‘’Hani më pak ti dhe Enca se lat nom’’/ Uindi Haxhia merr hak në publik dhe i tregon…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/07/vvcvuendiuindi-400x256.jpg)





