Çfarë po ndodh mes tyre? Albi Nako arratiset pas kthimit të Klaudia Pepës në Tiranë (FOTO) – AlpeGossip
Çfarë po ndodh mes tyre? Albi Nako arratiset pas kthimit të Klaudia Pepës në Tiranë (FOTO)

Çfarë po ndodh mes tyre? Albi Nako arratiset pas kthimit të Klaudia Pepës në Tiranë (FOTO)

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, e cila tashmë po e zhvillon karrierën e saj artistike në Itali, prej disa ditësh është rikthyer në Tiranë. Ajo po e shfrytëzon këtë periudhë për të takuar familjarët dhe miqtë e saj të ngushtë. Tepër e kënaqur nga këto ditë të lumtura që po kalon në vendlindjen e saj, balerina ka ndarë një foto edhe me fansat e saj në Instagram.

“Tirana ime! E lumtur teksa shoh që Tirana po ndryshon”, shkruan Klaudia krahas fotos në Instagram.

Mirëpo ndërkohë që Klaudia po iu gëzohet ditëve të saja pranë miqve dhe familjarëve, ish-bashkëshorti i saj Albi Nako është arratisur nga Tirana. Nëpërmjet një postimi në Instagram koreografi i njohur na ka treguar se është në Bruksel.

Nuk dihet nëse ky është një udhëtim pune i planifikuar paraprakisht nga Albi, apo nëse ka lidhje të drejtpërdrejtë me ardhjen e Klaudias në Tiranë.