PAS NDRYSHIMEVE TË SHUMTA/ Zbulohet data e transmetimit të “The Voice Kids” – AlpeGossip
PAS NDRYSHIMEVE TË SHUMTA/ Zbulohet data e transmetimit të “The Voice Kids”

PAS NDRYSHIMEVE TË SHUMTA/ Zbulohet data e transmetimit të “The Voice Kids”

‘The Voice Kids 3’ këtë vit pritet të rikthehet me ndryshime të shumta, duke filluar nga drejtuesi i programit, deri tek tek grupi i trajnerëve.

Pak muaj më parë u zbulua se Dojna Mema do të zëvendësonte Ledion Liçon në moderim.

Gjithashtu largimi i Eneda Tarifës si trajnere, u shoqërua me bashkimin e Arilena Arës përkrah Miriam Canit, Aleksandër dhe Renis Gjokës, që do të drejtojnë fëmijët. Tashmë audicionet kanë përfunduar dhe së fundmi është zbuluar edhe data e transmetimit të ‘The Voice Kids 3’. Në promon e emisionit thuhet se transmetimi do të nisë në 18 janar si gjithmonë në ekranin e ‘Top Channel’.

‘The Voice Kids’ është një nga spektaklet më të ndjekura jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Kujtojmë se vitin e kaluar Denis Bonjaku, djaloshi që ishte pjesë e skuadrës së Miriam Canit, u shpall fitues i ‘The Voice Kids’.