“HARROVA TA NDAJ ME JU…”/ Mos vallë me këtë status Jasmina ka rënë në dashuri me Andin? (FOTO) – AlpeGossip
“HARROVA TA NDAJ ME JU…”/ Mos vallë me këtë status Jasmina ka rënë në dashuri me Andin? (FOTO)

“HARROVA TA NDAJ ME JU…”/ Mos vallë me këtë status Jasmina ka rënë në dashuri me Andin? (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme kanë plasur çokollatat në emisionin “Për’puthen”.

Teksa në studio u komentuan puthjet e famshme që kanë ndodhur gjatë emisionit, të cilat po vijnë duke u shtuar dita ditës.

Bora e vuri në siklet Atdheun duke e pyetur se cila prej puthjeve i pëlqeu më shumë, ajo me Anën apo ajo me Sarën.

Atdheu tregoi se puthja me Anën ishte më e ndjerë, ndërsa puthja me Sarën kishte gjithashtu emocion.

Teksa Atdheu përgjigjej, Andi mori fjalën dhe tregoi se i pëlqeu shumë puthja me Jasminin dhe kërkoi leje të bënte diçka. Ai u çua dhe mori një dhuratë, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Atdheu.3

Dy djemtë i dhanë të njëjtat dhurata vajzave, një orë rëre, teksa i dhuruan gjithashtu puthje në buzë “partnereve” përkatëse.

Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.

Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë. Aq sa Jasmina e ka pranuar në InstaStory-n e saj se “është dashuruar”.

“Ngaqë u dashurova, kam harruar ta ndaj me ju, sorry…”- shkruan ajo, duke vazhduar t’i tregojë vajzave produktet e kozmetikës.

Epo, kjo ishte deklaratë e fortë!