AKUZA MONIKËS/ Paloma: U penalizova prej teje! Bravo të qoftë që ndryshove lojën – AlpeGossip
AKUZA MONIKËS/ Paloma: U penalizova prej teje! Bravo të qoftë që ndryshove lojën

AKUZA MONIKËS/ Paloma: U penalizova prej teje! Bravo të qoftë që ndryshove lojën

Nuk kanë munguar debatet gjatë mbrëmjes së sotme të reality show-t Big Brother Vip.

Zgjedhja e Monikës për zinxhirin e nominimeve është diskutuar tepër brenda shtëpisë, por nuk ka mbetur pa u komentuar as nga banorët jashtë, madje ka sjellë edhe një debat mes Monikës dhe Palomës!

Kjo e fundit akuzon Monikën se ka ndryshuar lojën tashmë që po i vjen fundi, ndërsa e akuzon se është penalizuar nga takimi me të Sabianin dhe Ilirin!

Pjesë nga debati:

Paloma: Në fillimet e saj Monika ka qenë shumë ndryshe dhe një nga personat më të afërt ka qenë Iliri. Ti je treguar grua e zgjuar ke ndryshuar lojën dhe ke bërë zgjedhjen e mirë. Por të paktën të vlerësojmë njerëzit që kemi dashur.

Paloma: I kam dëgjuar këshillat e tua, ty bravo të qoftë që ndryshove lojën, por pranoje që kuptove që njëanësia nuk është e dobishme. U penalizova në takimin tënd me Sabianin dhe Ilirin dhe dola kot.

Monika: Nuk je penalizuar për mua Paloma! Jemi penalizuar për situatën që ndodhi dhe s’kishte emra individësh. Ju lutem mos kërkoni llogari sepse në fund të kësaj loje të madhe të mbetemi njerëz. Nuk kam ndërmend ti rikthehem asaj gjëje. Në momentin që fala Donaldin kam ecur përpara!