E PAPRITUR/ Kendall Jenner përfshihet në aksident automobilistik - AlpeGossip
E PAPRITUR/ Kendall Jenner përfshihet në aksident automobilistik

E PAPRITUR/ Kendall Jenner përfshihet në aksident automobilistik

Kendall Jenner thuhet se është përfshirë në një aksident automobilistik në Festivalin e Filmit në Kanë të dielën.

Sipas Page Six, supermodeja po i jepte makinës kur ndodhi incidenti.

Kjo bëri që 22-vjeçarja të mos arrinte dot që të merrte pjesë në shfaqjen vjetore Fashion for Relief të Naomi Campbell.

Ylli i ‘The Keeping Up With The Kardashian’ raportohet se nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti.

Kendall do të ecte në pasarelë së bashku me Bella Hadid, Natalia Vodianova dhe Winnie Harlow. Por nuk arriti dot që të ishte e pranishme.