Kthesë në Miss America, për herë të parë tri gra drejtuese – AlpeGossip
Kthesë në Miss America, për herë të parë tri gra drejtuese

Kthesë në Miss America, për herë të parë tri gra drejtuese

Në “epokën” e #MeToo, fushata kundër ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale, vjen edhe kthesa për Miss America: për herë të parë në historinë e këtij organizimi, drejtimi do të bëhet tërësisht nga gratë, të gjitha ish konkurente.

Anëtarët e mëparshëm të jurisë u shkarkuan pasi mediat kanë publikuar disa e-mail denigruese, të shkruara nga disa ish liderë të jurisë, mbi vlerësime me sfond seksual dhe mbi peshën e tyre, shkruan tgcom

Regina Hopper, Miss Arkansas në 1983-shin, është emëruar presidente e organizatës, ndërsa Marjorie Vincen-Tripp, Miss America në 1991, është zgjedhur si presidente e Këshillit të Administrimit të Fondacionit Miss America.

Të dyja do t’i bashkohen kështu fitueses së Miss America 1989, Gretchen Carlson, e emëruar si presidente e bordit të Organizatës.