NIS "KËNGA MAGJIKE"/ Zbulohen emrat e tjerë të konkurentëve pjesëmarrës - AlpeGossip
NIS “KËNGA MAGJIKE”/  Zbulohen emrat e tjerë të konkurentëve pjesëmarrës

NIS “KËNGA MAGJIKE”/ Zbulohen emrat e tjerë të konkurentëve pjesëmarrës

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e Këngës Magjike 2018, kompeticion në të cilin marrin pjesë këngëtarë shqiptarë nga të gjitha trevat, të cilët futen në garë për çmimin fitues.
Deri më tani ishte mësuar se Stresi do të vinte këtë vit me një baladë të ndjerë, dedikim për nënën e tij. Këngëtarja Ronela Hajati do të jetë gjithashtu një emër që rikthehet pas 5 vitesh mungesë.

Prive ka zbuluar emra të tjerë të VIP-ave shqiptarë, të cilët kanë vendosur që këtë vit të garojnë me njëri-tjetrin.
Flori Mumajesi, Klajdi dhe Bruno do të jenë pjesë e ‘Këngës Magjike’. Gjithashtu, pas 3 vitesh mungesë, do të rikthehet këngëtari i njohur Ardit Çuni, si dhe këngëtari i hitit “Najher”, Ylli Limani. Mbetet të zbulojmë emra të tjerë që do të vijnë si çdo vit me këngët e tyre të reja në këtë garë.