“DUJE”/ Publikohet klipi zyrtar i këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 – AlpeGossip
“DUJE”/ Publikohet klipi zyrtar i këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023

“DUJE”/ Publikohet klipi zyrtar i këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023

“Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes së saj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2023.

Me performancën magjike në Pallatin e Kongreseve ata arritën të rrëmbenin zemrat e mijëra shqiptarëve.

Përveç performancës, vokalit fantastik të Albinës dhe familjarëve të saj, kënga “Duje”u pëlqye edhe për mesazhin qe përcjell, pasi flitet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre.

Edhe në klipin zyrtar, fabula është ndërtuar pikërisht mbi konceptin e familjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve mes vëllezërve e motrave, apo prindërve dhe bijve.

Albina dhe familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 maj.

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë

VIDEO