PAS NJË MOMENTI TË BUKUR INTIM/ Këto janë gabimet që bëjnë vajzat – AlpeGossip
PAS NJË MOMENTI TË BUKUR INTIM/ Këto janë gabimet që bëjnë vajzat

PAS NJË MOMENTI TË BUKUR INTIM/ Këto janë gabimet që bëjnë vajzat

Femrat, ndonjëherë janë shumë emotive dhe romantike, por shumë të projektuara për familje dhe për gjërat që duhet të bëjnë: rezultati është se, pas një takimi dashurie mund të ndodhë të thuhen fjalë aspak të përshtatshme, ndërkohë që partneri po shijon ‘botën e ëndrrave’. Pasi meshkujt bëjnë dashuri, duan të flenë, ndërkohë që femrat ‘xhirojnë’ mendjen… si gjithmonë!

Ja pra atëherë një listë e gjërave që është më mirë të mos i përmendni, sidomos pasi keni bërë dashuri. Gafa janë ‘pas dere’ dhe mjafton shumë pak për të ‘rrënuar’ atmosferën e këndshme që krijohet pasi kemi bërë dashuri. Fjalët e gabuara mund të dalin nga goja dhe të lëshohen në çarçafë, duke shkaktuar ‘furtunë’. Atëherë, ja disa sugjerime pak ironike mbi ato që nuk duhet të thoni kurrë pasi keni bërë seks. Lëre fare formën fizike: Të theksosh se partneri ka vënë pak kile që nga koha kur jeni njohur është vërtet e pakëndëshme dhe e kotë përsa kohë jeni në intimitet.

Nëse një gjë të tillë do ta thoshte ai, do ndiheshim të lënduara dhe të ofenduara: gjithçka ndryshon nësenë mëngjes sugjeroni të hajë më pak. Nuk e mban dot përballjen: Çdo eksperiencë është e ndryshme, dihet, dhe në fund të fundit, edhe ne ndryshojmë në varsëi të partnerit me të cilin lidhemi. Në mënyrë absolute duhet evituar përballja me ish-in si jashtë edhe nën çarçafë. Krahasimet nuk shërbejnë, janë të kota dhe dëmtojnë lidhjen edhe në rastet kur qëllimi ynë është për të vlerësuar performancën e partnerit aktual.

Lëreni të kaluarën pas krahëve dhe shijoni të tashmen dhe nëse, rastësisht ju kujtohet ndonjë episod i vjetër, mbajeni për veten. Nuk ka kompliment? Është e vërtetë: të gjitha gratë kanë nevojë për xhentilesë dhe përkëdhelje. Por, duhet të llogarisim që seksi i kundërt është shumë ndryshe nga ne dhe për meshkujt, një akt seksual nuk ka të njëjtën vlerë dhe nuk perceptohet njësoj si për femrat, pavarësisht asaj që mund të ndjejnë.

Këshillë: lëreni të qetë dhe tregohuni e dashur të nesërmen në mëngjes: një kafe e mirë dhe një përqafim do jenë të afta për të hequr çdo dyshim. Nga ‘të dua’ tek ‘martohemi’: Hapi nuk është i vogël dhe nuk duhet nënvlerësuar. Edhe pse nuk jeni në shtrat me një të panjohur, por me partnerin me të cilin keni një lidhje të qëndrueshme, një pyetje ‘pikante’ mbi ndjenjat, ose më saktë, për të ardhmen.

Por mund të jetë edhe më keq akoma: mbi të ardhmen e çiftit mund të ketë efektin e një bombe të papritur. Lërini gjërat të rrjedhin vetë pa i sforcuar dhe prisni momentin e duhur. Fjalët “të dua” janë shumë të bukura, por është më mirë të thuhen kur vijnë natyrshëm.

Pa shpenzime dhe fatura: Pasi keni bërë dashuri, gjëja më e bukur është të shijoni paqen dhe qetësinë e momentit. Ndërkohë që ai po pushon dhe është i përgjumur, të mendosh për shpenzimet shtëpiake, apo duke bërë pyetje të tipit: “A i telefonove hidraulikut?” është e kotë (në fund të fundit ai tani nuk e kujton) dhe është diçka e bezdisshme. Një fjalë e këndshme dhe përkëdhelëse do jetë shumë më mirë për t’u thënë dhe më e vlefshme për të rindezur çiftin.