“JAM E GUXIMSHME…”/ Bora Zemani hap zemrën: Çfarë e bën të tërhiqet nga dashuria? – AlpeGossip
“JAM E GUXIMSHME…”/ Bora Zemani hap zemrën: Çfarë e bën të tërhiqet nga dashuria?

“JAM E GUXIMSHME…”/ Bora Zemani hap zemrën: Çfarë e bën të tërhiqet nga dashuria?

Sot në emisionin “Më Thuaj Një Dëshirë”, me Fjoralba Ponarin është bashkuar edhe moderatorja Bora Zemani për të realizuar dëshirën e një fansit të saj të spektrit autik, i cili e adhuron dhe dëshiron që një ditë të bëhet gazetar.

Gjatë rrugës për në Fushë Krujë, Bora dhe Fjoralba kanë bërë një bisedë të gjatë, ku mes të gjithave Fjori e ka pyetur nëse Bora është e guximshme në dashuri.

“Jam shumë e guximshme.Unë dua shumë kur dua, siç do njeri që kur do, do. Megjithatë kur gjërat teprohen dhe njeriu që ke afër nuk të vlerëson, mbështet, të merr për të mirëqenë, sigurisht edhe tërhiqem.Hyn logjika në punë.”- ka thënë Bora.

Më tej ajo është shprehur se Arbori është shumë xheloz dhe kur zgjedh një person, Bora mendon shumë edhe nëse kjo zgjedhje do ti pëlqejë edhe djalit të saj.

“Nëse kam dikë duhet ta pëlqejmë të dy jo vetëm unë.Ai është shumë xheloz, mamin nuk e prek njeri, mami është vetëm e Arborit,as e mamit tim nuk jam, jam vetëm e Arborit.Unë përpiqem mos ta lidh kaq shumë me veten, sepse ndoshta nuk i bën mirë kur të rritet, prap jemi shumë të lidhur sado mundohem ta largoj pak.Ndërkohë të gjithë me thonë që kur rriten nuk është kështu, se njihen me një vajzë dhe fillojnë e harrojnë pak mamin e pastaj them pse mos ta shijoj tani që e kam të vogël, pse ta largoj që tani”, – tregoi ajo