“SA FËMIJË DO TË KESH?” Rudina Dembacaj flet për zgjerimin e familjes – AlpeGossip
“SA FËMIJË DO TË KESH?” Rudina Dembacaj flet për zgjerimin e familjes

“SA FËMIJË DO TË KESH?” Rudina Dembacaj flet për zgjerimin e familjes

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, dhe ish-deputeti, Mark Frroku, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor. Çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.

Si para dasmës por edhe pas, pyetja më e shpeshtë që i është drejtuar aktores në rrjetet sociale është se kur do të  bëhet nënë për herë të dytë.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë bisedës virtuale me ndjekësit në “Instastory”, Rudina u pyet: “Sa fëmijë ke qejf të kesh?”. “Sa të ketë shkruar Zoti”, shkroi artistja, duke mos dhënë një numër.

“Sa fëmijë ke qejf të kesh?”/ Rudina Dembacaj flet

Ndërkohë më herët, gjatë një interviste, Rudina zbuloi se e bija, Viktoria, i kërkon një motër.

“Realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël, sepse ‘unë nuk e laj dot Ertën’ thotë, ‘unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua’. Është mësuar që të rrijë shumë me Ertën dhe ka dëshirë edhe ajo të ketë një motër të vogël…”.