“NUK DO HAMË MBETURINAT TUAJA”/ Dj DAGZ përplaset me Arjolën: Është ora 3 dhe… – AlpeGossip
“NUK DO HAMË MBETURINAT TUAJA”/ Dj DAGZ përplaset me Arjolën: Është ora 3 dhe…

“NUK DO HAMË MBETURINAT TUAJA”/ Dj DAGZ përplaset me Arjolën: Është ora 3 dhe…

Banorët e Big Brother janë përplasur sërish me njëri-tjetrin pas vendimit të Big Brother për të lejuar disa prej tyre të shikonin ndeshjen teksa disa të tjerë nuk janë lejuar dhe kanë qëndruar brenda në shtëpi.

Mesa duket rolet janë ndërruar teksa ditën e djeshme kanë qënë Ilir Shaqiri, Monika Lubonja, Kledi Hysa dhe Arjola Demiri që kanë shijuar ndeshjen veç banorëve të tjerë. Tensionet janë ngritur pasi kur ka përfunduar ndeshja të gjithë banorët kanë dalë në oborr dhe Arjola u thotë të hanë nga picat që janë në tavolinë.

Fillimisht asnjë nga banorët nuk pranon madje një debat ndizet kur Arbër Gumnishta, apo Dj Dagz i thotë se nuk ha mbeturinat që lënë të tjerët.
“Nuk po më hahet. Nuk do ha me zor tani. S’do hamë ca të jetë bërllog (mbeturina)“, thotë ai.

“Nuk janë mbeturina se nuk i kemi prekur hiç. Unë skam prek asnjë nga ato se nuk i kam qejf picat”, i kthehet Arjola.

“Mos më keqkupto po nuk i ha dot. Unë nuk ha dot me zor, s’po më hahet bukë, është ora 3“, vazhdon Dj Dagz.

“Mirë o shpirt se nuk e kam me ty, e kam me të gjithë“, thotë Arjola dhe vazhdon thekson që nuk i ka qejf picat.

Më pas Fifi thotë se kanë ngrënë sufllaqe dje e ndaj nuk po hanë dhe duket se Big Brother u ka dhënë urdhër të mos prekin nga ushqimi i grupit tjetër pasi Dj Dagz thotë në një moment se ata nuk janë fëmijë.

“S’jemi fëmijë. Njëherë preki e njëherë mos i prek. Kush do le të hajë aty i ka“, thotë ai teksa mbledh mbeturinat.

Sabiani përpiqet të qetësojë situatën teksa i thotë Arjolës se ata e bënë të tyren dhe banorët nuk e kanë problemin me ta. Më pas shihen disa prej tyre teksa fillojnë të hanë.