Emina Cunmulaj modelja e njohur shqiptare përpara disa ditësh lajmëroi se u bë nënë për herë të dytë të një vajze. Ajo e dha lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, ku zbuloi dhe emrin e saj të veçantë, Mia Soraya.
Siç dihet ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe publikon vazhdimisht momente nga jeta e saj përditshme. Ajo ditën e sotme ka prezantuar për herë të parë me ndjekësit e saj motrën e saj Pepi.
Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, Emina ka treguar motrën e saj bukuroshe dhe ka bërë një dedikim për të, duke treguar se sa e rëndësishme është ajo në jetën e saj.
“Mëngjes në krevat me motrën e madhe. Kush ka motrën ka tan botën me teze Pepin dhe Ella Faria. Faleminderit Pepi që ke qenë gjithmonë me mua kur kam pasur më shumë nevojë. Nuk e di çfarë do të bëja pa ty. Ti më sjell dashurinë dhe kujdesin që më mungon nga mami jonë dhe kjo për mua është dhurata më e madhe nga të gjitha.”, ka shkruar Emina pran fotos.