TRE BANORË TË RINJ NË BB VIP? Surprizat që ka rezervuar spektakli i së martës – AlpeGossip
TRE BANORË TË RINJ NË BB VIP? Surprizat që ka rezervuar spektakli i së martës

TRE BANORË TË RINJ NË BB VIP? Surprizat që ka rezervuar spektakli i së martës

Në vetëm pak kohë, “Big Brother Vip Albania” u kthye në një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, ku shikueshmëria dhe popullariteti i saj duket se ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Për këtë arsye “Vëllai i Madh” mori një vendim shumë të rëndësishëm, duke u plotësuar kërkesën fansave. Tashmë e dimë se banorët e shtëepisë më të famshme në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë të izoluar, pasi finalja e madhe do të shtyhet për në datën 18 shkurt.

Ky vendim pati reagim të ndryshme nga banorë të ndryshëm, të cilët kishin tre ditë kohë për të dhënë një përgjigje lidhur me vendimin e tyre për vijimësinë e garës. Ndërkohë, ata vazhdimisht morën mesazhe nga familjarët e tyre.

Megjithatë, dinamika do të shtohet në emisionin më të ndjekur aktualisht, pasi do të ketë hyrje të reja. Ditën e nesërme, më datë 4 janar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të hyjnë disa banorë të rinj.

Thuhet se këto prurje të reja brenda shtëpisë konsistojnë në dy vajza dhe një djalë.

Tashmë, nuk na mbetet gjë tjetër përvec se të presim të zbulojmë emrat e rinj, si dhe ndryshimet e mundshme që do të ndodhin në shtëpi me ardhjen e tye.

Rikujtojmë se banorët janë shprehur se pothuajse të gjithë e hamendësuan shtyrjen e emisionit, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre nuk dëshiron ta lejë garën në gjysmë.