“KA DISA GJËRA NË ÇIFT…”/ Sarah Berisha zbulon nëse është xheloze për PM – AlpeGossip
“KA DISA GJËRA NË ÇIFT…”/ Sarah Berisha zbulon nëse është xheloze për PM

“KA DISA GJËRA NË ÇIFT…”/ Sarah Berisha zbulon nëse është xheloze për PM

Sarah Berisha ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka zbuluar më shumë për lidhjen e saj me Pajtim Krasniqin, i njohur si PM. Blogerja e njohur tregoi se distanca me njëri-tjetrin i ka lodhur por dyshja ja del të takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë mirë.

“Këto vajtjet-ardhjet Tiranë-Prishtinë na lodhin pak por është turp ta themi se ka çifte me vite larg. Takohemi çdo javë”, ka treguar ajo.

Pyetjes se nëse është xheloze për PM, Sarah iu përgjigj se vajzat i afrohen edhe kur janë të dy, por ajo ka besim tek ai.

“Kur u njohëm ishim në këtë profesion. Do ishte e tepërt të bëhem xheloze se luan muzikë. Edhe kur jemi bashkë gocat afrohen për foto. Nëse ndonjëra afrohet dhe e puth normale që është e tepërt. Kam shumë besim te ai. Ma ka dhënë sigurinë kështu që jam shumë e qetë.  Ka disa gjëra në çift që nuk i pëlqen dhe në BBV nuk i kemi folur. Por janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis”, tha Sarah në “Natë me Aulonën”.

“Nuk e kemi menduar të ardhmen. Po shijojmë këtë fazën kështu dhe unë nuk mund të lëviz jashtë Shqipërisë. Edhe PM ka familjen dhe punën në Kosovë është shumë shpejt. Më vonë nuk i dihet”, tha ajo për planet e së ardhmes me PM.