Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, dy ditë më parë publikoi këngën e saj më të re me këngëtarin Estto-n. Kënga e titulluar “A je mirë” u prit mjaft mirë nga fansat dhe në Youtube ka marrë shumë klikime.
Mirëpo, siç duket një ndër personat që e ka pëlqyer pa masë këngën e Çiljetës ka qenë djali i saj i vogël Fernando. Në një video të publikuar së fundmi nga ana e këngëtares shihet se Fernando ka shkuar tek pjesa e Dj tek një lokal dhe ka vendosur këngën e re të Çiljetës në mënyrë që ta dëgjojnë të gjithë.
“Kur Fernando bën Dj-n”, ka shkruar Çiljeta pranë videos që ka shkaktuar të qeshura tek fansat.