Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë një lidhje shumë të mirë, por kur vjen puna tek ndërrimi i pelenave ata… – AlpeGossip
Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë një lidhje shumë të mirë, por kur vjen puna tek ndërrimi i pelenave ata…

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë një lidhje shumë të mirë, por kur vjen puna tek ndërrimi i pelenave ata…

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë një marrëdhënie shumë të fortë me njëri-tjetrin. Megjithatë ka diçka për të cilën ata të dy nuk pajtohen dhe grinden vazhdimisht. Sigurisht që si shumica e prindërve edhe këta të dy nuk mund të bien dakord për ndërrimin e pelenave të vajzës së tyre, Stormi.

“Marrëdhënia e Kyliet me Travis Scott është një nga më të fortat nga të gjitha motrat Kardashian, duke qenë se ata të dy nuk debatojnë asnjëherë bashkë, por kur vjen puna tek ndërrimi i pelenave çdo gjë ndryshon”, – ka treguar një person i afërt i familjes së tyre. Madje shpeshherë këtë gjë ata e bëjnë si garë, kush ka më shumë fuqi për të bindur njëri-tjetrin për ndërrimin e pelenave.

Por kjo nuk është e vetmja arsye, sepse ata të dy pavarësisht se janë shumë të rinj në moshë, debatojnë me njëri-tjetrin për të pasur më shumë fëmijë. Travis kërkon që të lindin sa më parë edhe një fëmijë tjetër, ndërsa Kylie kërkon kohë, sepse nuk është ende gati për një shtatzëni tjetër. “Kylie i ka thënë Travis, se në momentin që ai do të ketë më pak punë, atëherë ajo do të fillojë të mendojë seriozisht për të pasur një fëmijë të dytë”, – ka treguar ky burim.