Pushime dhe VIP-a, zbulohet emisioni veror i Top Channel që do t’ju gozhdojë para ekranit – AlpeGossip
Pushime dhe VIP-a, zbulohet emisioni veror i Top Channel që do t’ju gozhdojë para ekranit

Pushime dhe VIP-a, zbulohet emisioni veror i Top Channel që do t’ju gozhdojë para ekranit

Këtë verë Top Channel do të vijë me dy programe të reja, “Top talent” i cili do t’i kushtohet talenteve të reja dhe “Pushime on Top” i cili është zbuluar ditën e sotme. “Gazeta Express” bën të ditur se ky emision do të transmetojë pushimet në të gjithë Shqipërinë dhe të pranishëm do të jenë personazhe të njohur të ekraneve shqiptare.

“Pushime on Top” do të drejtohet nga dy prezantues emrat e të cilëve nuk janë zbuluar ende. Emisioni do të transmetohet rreth 1 orë dhe pritet të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel.