“SYTË E TU NDRIÇOJNË…”/ Elgit Doda po i dedikon një këngë të re Klea Hutës? – AlpeGossip
“SYTË E TU NDRIÇOJNË…”/ Elgit Doda po i dedikon një këngë të re Klea Hutës?

“SYTË E TU NDRIÇOJNË…”/ Elgit Doda po i dedikon një këngë të re Klea Hutës?

Elgit Doda u zgjua këtë mëngjes dhe vendosi t’i dedikojë disa vargje romantike partneres së tij Klea Huta.

Kantautori i njohur ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke kënduar një pjesë teksti nga një këngë e pa dëgjuar më parë.

Nuk e dimë nëse ai ia kushton Kleas këtë këngë, por videon e sotme po, përderisa i ka bërë tag në postim.

“Mirëmëngjes bejb, dukesh sikur mjelmë,

sytë e tu ndriçojnë, si me qenë diell”, dëgjohet të thotë Elgiti.

Epo këto vargje kaq romantike mund t’i drejtohen vetëm një personi të zemrës.

Pak kohë më parë, çifti simpatik Klea Huta dhe Elgit Doda dha lajmin e bukur se ka lidhur kurorë në fshehtësi.

Ata janë në pritje të ëmbël, dhe shumë shpejt do të bëhen prindër të një vogëlushi.

View this post on Instagram

@kleahuta 🦢

A post shared by PRØDSTAR (@elgitdoda) on