Sot të gjithë shqiptarët festojnë!
Kosova mbush plot 12 vjet që ka fituar pavarësinë e saj dhe këtë moment e ka festuar edhe Rita Ora.
Është fjala për klipin “Shine Ya Light” i xhiruar në Kosovë në vitin 2012, që Rita publikoi për t’i treguar të gjithë botës origjinën e saj.
“Gëzuar Ditën e pavarësisë Kosovë. Urime 12 vjet pavaresi KOSOVA jonë kthim pas në kohë të videos “Shine Ya Light”, shkruan këngëtarja në shqip.
Rita e ka dëshmuar shpesh herë se është krenare për originën e saj, dhe ka ndihmuar njerëzit në nevojë në Kosovë e Shqipëri.
Ajo është shumë e lidhur me vendin e saj të origjinës, kulturën dhe artin dhe kjo edhe falë ndikimit të prindërve të saj!
Nëna Vera u flet shqip të bijave, u gatuan ushqime shqiptare dhe Ritës i thërret “Zog”.