KIARA TITO ËSHTË SINGLE/ Por çunat do e kenë pak si shumë të vështirë për t’ia fituar zemrën (FOTOT) – AlpeGossip
KIARA TITO ËSHTË SINGLE/ Por çunat do e kenë pak si shumë të vështirë për t’ia fituar zemrën (FOTOT)

KIARA TITO ËSHTË SINGLE/ Por çunat do e kenë pak si shumë të vështirë për t’ia fituar zemrën (FOTOT)

Çuna, nëse e donit një super lajm, ja ku e keni, Kiara Tito është single dhe këtë na e tregoi vetë.

Moderatorja ka realizuar një intervistë me pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht nuk kanë munguar as pyetjet ngacmuese lidhur me romancat e saj.

E pyetur nëse ka të dashur, ajo ka thënë shkurt, qartë, pastër dhe pa gabime: Jo.

Dhe nëse po mendoni se si ka mundësi që një vajzë si Kiara është single, nuk dimë ta themi me siguri, por me aq sa na la të kuptojmë vetë ajo, ka të bëjë me faktin se nuk është e interesuar për momentin për romanca.

Kjo pasi një ndjekës e ka pyetur lidhur me karakteristikat që duhet të ketë mashkulli ideal dhe ajo ka postuar as më pak dhe më shumë se një foto të qenit të saj.

Pra shkurt muhabetit, moderatorja simpatike ka rënë rehat single dhe po e shijon në maksimum, madje as që e idealizon dashurinë.

Kujtojmë se Kiara është përfolur për një lidhje me Butrint Imeri, por dyshja kurrë nuk e pranoi lidhjen, pavarësisht thashethemeve.