KASTRO ZIZO JEP LAJMIN E BUKUR/ Po bëhet baba për herë të tretë – AlpeGossip
KASTRO ZIZO JEP LAJMIN E BUKUR/ Po bëhet baba për herë të tretë

KASTRO ZIZO JEP LAJMIN E BUKUR/ Po bëhet baba për herë të tretë

Kastro Zizo ka dhënë sot lajmin e bukur teksa ishte ftuar tek “E diela shqiptare” për të prezantuar këngën e tij konkurruese për “Kënga Magjike”. Kastro u shfaq me një look shumë të veçantë, përshtatur me këngën “Pema e jetës” që i kushtohej tokës.

Përpara performancës, Arditi e pyeti Kastron pak për jetën private dhe duket se dinte një lajm të bukur nga këngëtari.

Arditi: Raporti yt me nuset si ka qenë?

Kastro: Unë jam një pemë 35-vjeçare…

Arditi: Që sa degë prodhon?

Kastro: Jam marshalla me rrënjët e degët

Arditi: E kisha fjalën për degët e pemës tënde. Ke një djalë, Dankanin, ke një vajzë, Nian…Do kemi ndonjë degë tjetër?

Kastro: Unë them të dëgjojmë këngën

Arditi: Pse kur pret ta zbulosh? Nuk është ky vendi më i mirë për ta thënë?

Kastro: Ne folëm, por nuk e di nëse është djalë apo vajzë

Arditi: Domethënë po vjen një tjetër