ÇFARË TË VISHNI NESËR? Zbuloni 3 ide të thjeshta për tu kombinuar – AlpeGossip
ÇFARË TË VISHNI NESËR? Zbuloni 3 ide të thjeshta për tu kombinuar

ÇFARË TË VISHNI NESËR? Zbuloni 3 ide të thjeshta për tu kombinuar

Nëse e mendon pak më gjatë, vjeshta mund të kthehet në stinën tënde të preferuar. Tani që koha e fustaneve verorë, shapkave dhe pantallonave të shkurtra mbaroi, po ju japim pakëz frymëzim duke ju treguar çfarë të vishni nesër.

Si kombinim të parë po ju sugjerojmë katërshen e pandashme dhe komode: kambale, shall, pulovër, xhinse. Diçka bazike, aspak e komplikuar që do t’ju bëjë të ndiheni rehat kudo që të shkoni nesër.

Mos harroni të merrni me vete edhe një xhaketë të hollë, për çdo të papritur të motit!

Si kombinim të dytë po ju sugjerojmë një fund të kadifenjtë, të kombinuar me xhizme me takë të rehatshme dhe një pulovër të ngrohtë. Kombinimin në fjalë mund ta vishni ose jo me geta dhe nëse nuk keni fund kadifeje mund të shkoni shumë mirë me materialin e xhinsit.

Siç ju thamë, vjeshta është fantastike për të kombinuar veshjet e sezoneve të tjera. Të njetën gjë mund të bëni edhe me një fustan veror me ngjyra jo shumë të ndezura. Veshjes në fjalë mund t’i shtoni një shall dhe një xhaketë për ta bërë më të stinës.