Reperi i njohur 50 Cent ka publikuar një video që ka shkaktuar shumë polemika dhe reagime mes fansave. Ai shfaqet teksa i afrohet makinës së tij dhe e lan me shampanjë. Siç duket kjo është mënyra që ka zgjedhur 50 Cent për të argëtuar ndjekësit e tij, një pjesë e të cilëve kanë qeshur, ndërsa të tjerë kanë reaguar ashpër. Shumë e ofenduan duke e quajtur ‘budalla’ ose fëmijëror me veprimin që publikoi. Nuk qenë të paktë edhe personat që ju duk më e përshtatshme të lahej një ‘Ferrari’ me shampanjë sesa të pihej. Sido që të jetë, të gjithë janë mësuar me çmendurit e reperit, kështu që asgjë nuk na habit më.