Këngëtarja me famë botërore konkuron në Kinë, performanca që la gojëhapur një vend (VIDEO) – AlpeGossip
Këngëtarja me famë botërore konkuron në Kinë, performanca që la gojëhapur një vend (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore konkuron në Kinë, performanca që la gojëhapur një vend (VIDEO)

Ajo ka gjykuar këngëtarët e ardhshëm në “The Voice” në Britaninë e Madhe dhe Australi, për katër sezone dhe ka marrë shumë vlerësime gjatë karrierës së saj.

Por 30-vjeçarja Jessie J vendosi se kishte ardhur momenti që të merrte pjesë në një konkurs këndimi, duke iu bashkuar shfaqjes Singer” në Kinë, e cila është ekuivalente me atë të “X Factor”.

Teksa për 3 muaj, nga janari, ajo konkurroi me disa prej këngëtarëve më të mirë të Kinës, ajo arriti të shpallej fituese e këtij konkursi.

Në finalen e “X Factor” ajo performoi këngën e Ëhitney Houston, “I will Always Love You”, duke i mahnitur të pranishmit në sallë dhe të gjithë ata që po e ndiqnin nga ekrani.

30-vjeçarja ishte anglo-amerikania e parë që merrte pjesë në këtë shfaqje.

1 miliard njerëz panë performancën e saj në shfaqjen finale, ndërsa më pas shkroi një mesazh për fansat në rrjetet sociale:

“Isha artistja e parë ndërkombëtare që konkurrova. Ishte vetëm një nder. E di se sa shumë njerëz u tronditën kur e zbuluan. Pse do të konkurroja në një konkurs këndimi… Jam ndoshta njeriu më pak konkurrues që njoh. Ishte një mundësi për të kapërcyer një hendek midis dy kulturave. Për ata të shohin një performuese nga Perëndimi dhe të dëgjojnë muzikën që asnjëherë nuk e kishin dëgjuar më parë dhe e anasjellta. Me idenë që kufijtë të shemben dhe rregullat të ndryshohen, e bënë këtë përvojë të pabesueshme. Kina është një vend i mrekullueshëm dhe kaq i ndryshëm nga çdo vend që kam qenë ndonjëherë. Nuk jam ndjerë kurrë kaq e mirëpritur dhe e dashur sa këtu. Fitova shfaqjen mbrëmë. Por ajo që fituam ishte fillimi i diçkaje vërtet magjike”, shkroi Jessie J.