PASI U ZHVENDOS NË AMERIKË/ Ky është pengu më i madh i Adrola Dushit – AlpeGossip
PASI U ZHVENDOS NË AMERIKË/ Ky është pengu më i madh i Adrola Dushit

PASI U ZHVENDOS NË AMERIKË/ Ky është pengu më i madh i Adrola Dushit

Fillimisht erdhi lidhja, djali Troi, martesa dhe më pas divorci!

Në një intervistë për “Revista Who”, modelja shqiptare Adrola Dushi pranon se do të kishte preferuar që disa zgjedhje në jetë t’i kishte bërë ndryshe.

Tashmë, është zhvendosur në Amerikë ku po ndjek plot sukses ëndrrën e saj për t’u bërë supermodele.

Madje, Adrola po ia del më së miri edhe përse pengu më i madh i saj është se po rrëmben kohën që duhet t’i dedikonte  Troit për profesionin.

“Si çdo njeri kam pendesat e mia për momente apo vendime të caktuara që kam marrë në jetë. Do të kisha dashur që shumë gjëra të ishin ndryshe.

Ndonjëherë mendoj se nëse Troi do të kishte lindur më vonë, të dy do ta kishim shijuar më shumë njëri-tjetrin.

Tani më duhet të qëndroj shpesh larg tij, të merrem me angazhimet profesionale dhe kjo sigurisht është e vështirë. Por unë do të bëj më të mirën për jetën tonë” – u shpreh Adrola.