Blero dhe Afrona Dika të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kanë rrëfyer se nuk ka qenë e lehtë për ta fillimi i dashurisë së tyre. Afrona tregon se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit që u lidh me Bleron i cili kishte një divorc dhe një vajzë. Por me kalimin e kohës çdo gjë u qetësua. Ndërsa Blero tregon se funksionimi i lidhjes së tyre është për meritën e Afronës me edukatën familjare që ka është një shembull për të gjithë. Madje këngëtari tregon se Afrona është takuar me Teutën ish-bashkëshorten e tij dhe kanë drekuar së bashku. Madje Afrona e do dhe e respekton shumë vajzën e tyre Tarën dhe për këtë gjë është mjaft krenar.
Afrona Dika: Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pastaj me kohë u ambientuan dhe njerëzit. Në fillim kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë komente negative shkaku i situates, ngaqë ka qenë një herë i martuar dhe ka fëmijë. Gjithmonë ka pasur paragjykime, edhe shoqet normal që i njoh edhe njerëzit rreth meje, por pastaj me kohë e panë që është një lidhje e fortë.