“NATËN E VITIT TË RI E KALOVA…”/ Tea publikon bisedat që vërtetojnë se produksioni ka qenë në dijeni për lidhjen e saj me Beartin – AlpeGossip
“NATËN E VITIT TË RI E KALOVA…”/ Tea publikon bisedat që vërtetojnë se produksioni ka qenë në dijeni për lidhjen e saj me Beartin

“NATËN E VITIT TË RI E KALOVA…”/ Tea publikon bisedat që vërtetojnë se produksioni ka qenë në dijeni për lidhjen e saj me Beartin

Pas skandalit që zbuloi lidhjen e fshehtë Tea-Beart, pati reagime të shumta nga protagonistët e kësaj ngjarje, konkurrentët dhe stafi i emisionit. Në një program dedikuar këtij skandali, Bora Zemani tha se produksioni nuk ka qenë në dijeni për lidhjen e Teas me Beartin dhe se nuk kishin pse ta detyronin atë të dilte çift me Andin. Ndërsa Tea i përgënjeshtroi të gjitha dhe tha se autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka ditur gjithçka që nga fillimi.
Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa, por s’ka problem sepse t’i kujtoj unë ca gjëra. Ti i dije të gjitha! Unë kam kërkuar që të dal që në dhjetor, por ti më nxirrje mua 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift të përputhur, të përplasur, të përleshur sido që të ishte vetëm që të dilnim nga aty sa më shpejt. Pse moj Olsa harrove ti që kur folëm bashkë për Vitin e Ri unë kam qenë në Kosovë tek Bearti duke festuar me familjen e tij dhe pas kësaj ju më keni kërkuar foto që unë duhej t’i bëja me Andin, foto që s’u bënë kurrë. Edhe unë për këto kam prova”, u shpreh Tea.

Të gjitha këto fjalë, Tea i ka vërtetuar ditën e sotme përmes disa bisedave që ka shkëmbyer me një person brenda stafit të emisionit.

Asistentja e programit i ka kërkuar Teas në janar të bëj foto me Andin dhe t’ja dërgoj që t’i kenë si material. Ndër të tjera ajo i thotë se donin foto nga nata e Vitit të Ri, që publiku të besonte se ata kishin qenë bashkë. Mirëpo Tea nuk i ka dërguar dhe dëgjohet t’i thotë me një mesazh zanor: “O Leda po unë natën e Vitit të Ri e kalova në Kosovë. Andi ku i dihet ku e ka kaluar. Nuk e kaluam bashkë”.