KONSUMIMI I SHEQERI/ Ja çfarë efekti shkakton në organizëm – AlpeGossip
KONSUMIMI I SHEQERI/ Ja çfarë efekti shkakton në organizëm

KONSUMIMI I SHEQERI/ Ja çfarë efekti shkakton në organizëm

Marrja e sheqerit të rekomanduar për në ditë është 30 gram, por duket se ne konsumojme më shumë se sa duhet.

Në fakt një studim ka treguar se një fëmijë në Britani të Madhe ha 2,000g sheqer gjatë një fundjave, 21 herë më shumë se sa është e rekomanduar, shkruan Daily Star.

Dhe këto shifra janë mjaft alarmante kur kihet parasysh se çfarë efekte të dëmshme ka sheqeri në trupin tonë.

Ushqimi që përmbanë shumë sheqer prej kohësh ka qenë i lidhur me epidemonë në rritje të obezitetit, por ka edhe shumë efekte tjera shqetësuese që ndoshta ju nuk jeni të vetëdijshëm.

Këto janë efektet që mund të shkaktojë sheqeri në trupin tuaj:

Dëmtimi i trurit
Plakja e lëkurës
Sëmundje të mëlçisë
Ndikon negativisht në sistemin tuaj të tretjes
Dëmtime në veshk
Mund të rrisë infeksionet
Sëmundje të zemrës
Dëmton enët e gjakut
Dëmton dhëmbët
Sheqeri mund të ndikojë në shtimin e peshës.