“NE JEMI VËLLEZËR”/ Otr dhe Babastars i japin fund konfliktit… (FOTO) – AlpeGossip
“NE JEMI VËLLEZËR”/ Otr dhe Babastars i japin fund konfliktit… (FOTO)

“NE JEMI VËLLEZËR”/ Otr dhe Babastars i japin fund konfliktit… (FOTO)

Ish-pjesëtari i Babastars,  Albert Krasniqi dhe reperi Noizy ka lënë pas sherrin e bujshëm dhe kanë vendosur të bëjnë paqe.

 

Menjëherë pas seancës së parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbi përleshjen e përgjakshme të ndodhur dy vite më parë, Albert Krasniqi ka konfirmuar se mes tyre nuk ka më asnjë hatërmbetje. Në një foto të publikuar në profilin e tij në “Instagram”, Krasniqi shfaqet përkrah Noizyt dhe në përshkrimin e fotos e quan vëlla.

‘Ne jemi vëllezër’ shkruan nën imazhin e publikuar ish-pjesëtari i Babastars.

Noizy kërkoi falje për atë që ka ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Prishtinës.

 

Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, u përleshën grupi i OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova. Ishte Alberti ai që e plagosi reperin Noizy, pasi ky i fundit po përleshej me Cozman.

I pranishëm në këtë sherr ishte edhe reperi Skivi.