“PRINDËRIT U DIVORCUAN, MAMI SAKRIFIKONTE SHUMË”/ Xhensila flet për periudhën më të vështirë të jetës – AlpeGossip
“PRINDËRIT U DIVORCUAN, MAMI SAKRIFIKONTE SHUMË”/ Xhensila flet për periudhën më të vështirë të jetës

“PRINDËRIT U DIVORCUAN, MAMI SAKRIFIKONTE SHUMË”/ Xhensila flet për periudhën më të vështirë të jetës

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë”. Teksa tregoi mes emocionesh se si nisi rrugëtimi i saj artistik, Xhensila theksoi se muzika ka qenë shpëtimi i saj në periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit të prindërve.

“Muzika ka qenë e vetmja rrugë shpëtimi për të gjithë situatën që ka ndodhur atë periudhë. Në klasë të parë prindërit e mi u divorcuan, mami mori kujdestarinë time. Duke qenë se ishte dhe në punë, sakrifikonte shumë. Në festën e abetares mami nuk ka qenë e pranishme, sikurse dhe babi. Kështu që e mbaj mend atë moment si një fotografi. Shikoja prindër përreth fëmijëve dhe e kam si një kujtim të hidhur. Mamit nuk i dhanë leje atë ditë. Më çoi në festën e abetares dhe erdhi nga fundi kur unë kisha recituar. Mbaj mend që kemi qarë shumë të dyja. Unë edhe pse isha fëmijë i vogël nuk doja ta jepja veten para mamit, por asgjë nuk ndodh rastësisht, mendoj që kjo gjë më bëri më të pjekur. Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares”, tregoi Xhensila.

Këngëtarja tregoi se talentin e saj në muzikë e kishte zbuluar mësuesja e muzikës kur ka qenë në klasën e pestë. Këngëtarja u ndal gjithashtu dhe tek vajza e saj, Ajka, për të cilën tha se është suksesi më i madh i jetës.

“Ajka është kupola e gjithçkaje.Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor.“, tha Xhensila.