NUK DI TË NDALET/ Luana Vjollca nis punën për një tjetër projekt të ri (FOTOT) – AlpeGossip
NUK DI TË NDALET/ Luana Vjollca nis punën për një tjetër projekt të ri (FOTOT)

NUK DI TË NDALET/ Luana Vjollca nis punën për një tjetër projekt të ri (FOTOT)

Para pak ditësh, Luana Vjollca zbuloi ëndrrën e saj më të madhe që arriti ta bënte realitet. Moderatorja dhe këngëtarja e njohur arriti të firmoste nëj kontratë me Sony Music Industry, duke u bërë pjesë e kompanisë së njohur muzikore, në të cilën janë përfshirë shumë personazhe të famshëm.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”, shkroi Luana përkrah fotos.

Ndërkohë sot ajo ka njoftuar se ka nisur punën për një këngë të re. Luana ka postuar në rrjete sociale një foto nga studioja muzikore dhe ka pyetur ndjekësit e saj se çfarë zhanri muzikor do të donin të dëgjonin. Po ashtu mbrëmjen e djeshme ajo ka treguar se ka punuar në studio deri në orën 4 të mëngjesit për të realizuar projektin e ri. Luana Vjollca na ka treguar se është një bletë punëtore dhe me të vërtetë nuk ka asgjë që mund ta ndalë!

 

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë ajo publikoi këngën më të re “1 mijë vet” pas një shkëputje nga muzika. Kënga me tekst nga Ylli Limani dhe me interpretimin e Luanës u prit mjaft mirë nga publiku.