Pak orë më parë ju treguam se si interneti po gëlonte nga këpuca e majtë e Princ Harry- t. I gjori princ kishte veshur këpucë me shuall të ngrënë dhe kaq mjaftoi që interneti të gjente material për ta kthyer këtë detaj në sensacion.
Ama mesa duket, në qendër të radarit nuk paska qenë vetëm Harry, pasi njerëzit aktualisht po merren edhe me këmishën e Meghan Markle.
Do të thoni ju “po Meghan çfarë bëri”?
Epo gjatë dasmës së shokut të fëmijërisë së bashkëshortit të saj, që u mbajt këtë fundjavë, Meghan kishte veshur një fustan që duhet thënë se la pa frymë të gjitha revistat e modës. Ama fotografët e pranishëm duket se janë treguar disi më të vëmendshëm ndaj detajeve në veshjen e Dukeshës.
Ata e kanë fotografuar këtë të fundit teksa i është zbërthyer paksa një kopsë e fustanit dhe i kanë dalë reçipetat.
Nëse po mendoni se reçipetat e ekspozuara rastësisht e bëjnë veshjen e 37- vjeçares më femërore na duhet t’ju themi se keni plotesisht të drejtë. Ama në të njejtën kohë na lejoni t’ju kujtojmë se ky problem me veshjen thyen protokollin e familjes mbretërore.